Thursday, May 23, 2013

Lajmi i Fundit/ Tiranë, adoleshenti zhduket në rrethana misterioze

regiNjë ngjarje e mistreshme ka ndoshur në kryeqytet në zonën e “Misto Mames”.
Një 14-vjeçarë është zhdukur në rrethana të pakuptueshme, ai ka dalë nga shtëpia në orën 19:00 duke iu thënë familjarëve se do të shkonte në një qendër interneti dhe më pas nuk është kthyer më në shtëpi.
Regis Lena, adoleshneti në fjalë shkoi në qendrën e internetit për të marrë disa të dhëna që i duheshin për në shkollë.
Familjarët shprehen se nuk kanë pasur asnjë konflikt më djalin dhe se ai nuk është larguar asnjëherë nga shtëpia.
Babai i tij shprehet se e ka kërkuar të birin gjatë gjithqë natës, por pa rezultat. Edhe në pikën e internetit ka vajtur por nuk ka marrë asnjë informacion të vlefshëm.
Ndërsa shokët thonë se e kanë parë pranë pallateve “Çabej”. Djali kishte dy telefona të cilët i kishte lënë në shtëpi.


Familjarët kërkojnë ndihmë edhe nga qytetarët se në qoftë se kanë një iformacion për djalin e tyre të kontaktojnë në këtë numër telefoni  0683280055. 

No comments:

Post a Comment